Që nga 13 marsi kur edhe janë paraqitur dy rastet e para të
rasteve pozitive me SARS CoV2 në Kosovë, numri i të infektuarve tashmë ka shkuar në 35 mijë e 549, ndërsa për shkak të këtij virusi kanë ndërruar jetë 939 persona.
Nga të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) rezulton se aktiv me COVID-19 janë 12 mijë e 864.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.590 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të
rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 609
raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 13
raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Suharekë 3
raste (83,76, 68 vjeç), Prizren 2
raste (62, 57 vjeç), Deçan 1
rast ( 70 vjeç), Kamenicë 1
rast ( 63 vjeç), Junik 1
rast (56 vjeç), Mitrovicë 1
rast ( 83 vjeç), Obiliq 1
rast (75 vjeç), Pejë 1
rast ( 66 vjeç), Prishtinë 1
rast (69 vjeç) dhe Vushtrri 1
rast (67 vjeç). Numri total i
rasteve pozitive është 35.549
raste nga 134.318 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 939
raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 350 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 21.746
raste, kurse numri i
rasteve aktive është 12.864”, thuhet në njoftimin e fundit të IKSHPK-së.
Shtuar më 25/11/2020,
ora 09:09