12 arkëmorte, mbërrijnë në atdhe trupat e shqiptarëve që humbën luftën me koronavirusin

Shqiptarët që humbën jetën në Itali kanë arritur në atdheun e tyre.

12 arkëmorte, me trupa të pajetë të shqiptarëve të cilët humbën betejën me COVID, janë nisur nga porti i Barit mbrëmjen e djeshme, për të ardhur sot në Durrës.

Trupat e pajetë do të përcillen për në banesën e fundit ne vendet e tyre, vetëm nga pak familjarë, për shkak të rregullave të vendosura në kuadër të situatës me COVID.

Dy ditë më parë “Antenna Sud” publikoi disa pamje të realizuara para tre ditëve në portin e Barit nga fotografi Francesco Saccente.

“Coronavirus, udhëtimi i fundit drejt shtëpisë”, kështu i kanë përshkruar fotot mediat italiane, duke shtuar se ky është kthimi i trishtuar në vendin e tyre.


Shtuar më 10/04/2020, ora 10:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori