Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka anuluar tenderin e
rrugës Milot-
Fier me vlerë 1.188 miliardë
euro, ashtu sikurse kishte bërë të ditur pak ditë më parë në një intervistë televizive edhe ministrja Balluku.
Vendimi është botuar në faqen e Agjencisë së Prokurimeve Publike, ndërkohë që arsyet e anulimit lidhen me faktin se oferta e paraqitur nuk përputhet me kriteret e përcaktuara në dokumentet e tenderit.
Vlera 1.888 miliardë
euro e këtij tenderi parashikonte projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen, rehabilitimin dhe transferimin e
rrugës Milot-
Fier.
Kujtojmëse se Partia Demokratike në mënyrë të vazhdueshme e ka cilësuar korruptiv konçensionin e këtij segmenti rrugor, ndërkohë që parashikohej se kjo rrugë do të ishte me pagesë.
Shtuar më 07/12/2020,
ora 14:41