11 tërmete në 24 orë në vend, më i forti goditi Elbasanin
11 tërmete janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë, ku më i forti ishte ai me magnitudë 4.5 i shkallës rihter në Elbasan.

termet-1Sipas IGJEUM, këto lëkundje janë regjistruar në orën 23:25 minuta të datës 23 shtator me epiqendër 6 km larg nga Cerriku.

Më pas po në Cërrik dhe Belsh janë ndjerë sërish lëkundje që variojnë me magnitudë nga 2.5 dhe 3.2.

Tërmeti i fundit është regjistruar në orën 05:18 të mëngjesit me epiqendër 6 km nga Belshi dhe me një thellësi 9 km.

Lëkundje të tjera janë regjistruar edhe në Durrës.

Shtuar më 24/09/2020, ora 08:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori