11 mijë raste të reja me Covid-19 në Itali
299 persona kanë humbur jetën këtë të dielë në Itali.

Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se janë regjistruar 11,696 raste të reja me Covid, nga 216, 211 teste të realizuara.

Numri i pacientëve që kanë humbur jetën që nga fillimi i pandemisë sipas Ministrisë është 85,461 viktima.

Ndërkohë rajoni me numrin më të lartë të rasteve vijon të jetë Lombardia me 1,375 të prekur, ndjekur nga Emilia Romagna me 1,208 të prekur, Campania me 1,069 dhe Lazio me 1,056 raste të raportuara me koronavovirus.
Shtuar më 24/01/2021, ora 17:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori