11 imazhet e rënda që do vendosen në paketat e cigareve në Shqipëri (FOTO LAJM)

Një vendim i ri është marrë së fundmi përsa i përket paketimit të cigareve. Paketat do të përmbajnë imazhe të rënda dhe mesazhe që dekurajojnë konsumin e tij.

Çdo paketë duhet të përmbajë një nga paralajmërimet e përgjithshme: “Duhani vret – lëre tani” ose “Duhani vret”.

Vendimi përcakton se çdo njësi pakete dhe çdo paketim i jashtëm i produkteve të duhanit duhet të përmbajë mesazhin informues: “Duhani përmban mbi 70 substanca që shkaktojnë kancer”.

Krahas mesazheve, paketat duhet të përmbajnë edhe disa foto që tregojnë dëmet që shkakton duhanit. Referuar vendimit, paralajmërimet shëndetësore të kombinuara duhet të përmbajnë një paralajmërim me tekst dhe fotografi dhe të mbulojnë 65% të sipërfaqes së jashtme të përparme dhe 65% të sipërfaqes së jashtme të pasme të çdo njësie pakete dhe çdo paketimi të jashtëm.

Krahas këtyre specifikimeve, në vendimi janë të përcaktuara edhe imazhet që duhet të përmbajnë paketat e cigareve, një pjesë e të cilave janë shumë të forta. Në total janë përzgjedhur 15 fotografi që duhet t’u vendosen paketave të cigareve.
Shtuar më 06/03/2020, ora 10:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori