11 hapa, si shkarkohet Ilir Meta
Pas miratimit në Kuvend të rezolutës për presidentin Ilir Meta maxhoranca ka një rrugë të gjatë deri në shkarkimin e tij të mundshëm.

Maxhorancës do t’i duhen të hedhë 11 hapa deri në finalizimin e shkarkimit.

Maxhoranca me firmat e 35 deputetëve dorëzon kërkesën për shkarkimin e presidentit gjë e cila me gjasë do të ndodhë pas miratimit të rezolutës.

Kryetari i Kuvendit në seancën e radhës njofton Kuvendin për këtë kërkesë.

Kuvendi ia kalon kërkesën Komisionit Parlamentar të Ligjeve.

Ky komision nis shqyrtimin e kërkesës dhe fton presidentin në seancë dëgjimore.

Komisioni i Ligjeve harton një raport dhe ia kalon kuvendit.

Kuvendi në seance plenare me debat shqyrton raportin.

Kuvendi miraton ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për presidentin. Kohëzgjatja e veprimtarisë 3 muaj.

Në korrik pritet ngritja e Gjykatës Kushtetuese.

Në sesionin e ri parlamentar në kuvend në shtator ose nëse thirret më herët, dëgjohet raporti i Komisionit Hetimor.

Kuvendi me pas bazuar në këtë raport vendos për ta shkarkuar apo jo presidentin. Maxhorancës i duhen 93 vota për të realizuar shkarkimin.

Votimi i parlamentit shkon për tu certifikuar nga Gjykata Kushtetuese./tch/
Shtuar më 13/06/2019, ora 16:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori