107 vjet Alfabet Shqip (FOTO LAJM)

Shtepia ku u mbajt Kongresi
Sot ne Manastir festohet 107-vjetori i Kongresit të Alfabetit Shqip Shënimi i kësaj dite është festë zyrtare për shqiptarët në Maqedoni dhe se janë paraparë disa aktivitete nën patronatin qeveritar dhe të komunave.

Kongresi i zhvilloi punimet e tij ne datat 14-22 Nentor 1908 dhe ishin të pranishëm 160 delegatë, të ardhur nga të gjitha anët e Shqipërisë, si dhe nga komunitetet shqiptare në Rumani, Itali, Greqi, Turqi, Egjipt, Amerikë etj. Kryetar i Kongresit u zgjodh Gjergj Fishta.Gjergj Fishta ishte një nga luftëtaret me te mëdhenj te popullit shqiptar.

Në atë Kongres merrnin pjesë shqiptare te fesë myslimane, katolike, ortodoksë, dhe protestantë, njerëz të ditur dhe të gjithë erdhën së bashku, për arritjen e një qëllimi të madh kombëtar.

Ndersa sot, shtëpia ku është mbajtur 107 vjet më parë Kongresi i unifikimit të alfabetit shqip me vendin qeverie në Maqedoni është shndërruar në muze kombëtar. Por, kjo godinë vazhdon të jetë në kushte të rënda, ka mungese kapacitetesh shkencore si dhe probleme pronësie. /albeu.com/
Shtuar më 22/11/2015, ora 10:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori