Tentoi ti vinte flakën selisë së federatës italiane sepse i “kishte borxhe”, arrestohet trajneri shqiptar

Një 75-vjeçar shqiptar është arrestuar në Romë, pasi akuzohet se ka tentuar ti vendosë flakën selisë së Federatës Italiane të Futbollit.

Xhovani Formikola është shfaqur pranë selisë me një bidon me benzinë dhe një çakmak, duke kërcënuar se do ti vinte flakën, por mënjëherë kanë ndërhyrë forcat ‘security’, të cilët e neutralizuan trajnerin e ekipeve.

75-vjeçari pretendonte se Federata Italiane e Futbollit kishte për ti dhënë disa para, por që ai kurrë nuk i kishte marrë./albeu.com.


Shtuar 11.03.2023 13:57