Kanosi me thikë të riun, në pranga 62-vjeçari në Korçë

Policia e Korçës ka vënë në pranga një 62-vjeçar pasi ka kanosur me thikë një të ri.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, të shtetasit A. B., 62 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr.13, Korçë, ky shtetas ka kanosur me thikë shtetasin A. K., 30 vjeç, banues në Korçë”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com


Shtuar 2.03.2022 14:56