10-vjeçarja ndërroi jetë pas një sfide në TikTok, kërkohet bllokimi i aplikacionit
Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin në Itali pasi një vajzë 10-vjeçare ka ndërruar jetë nga një lojë në TikTok. Siç shkruajnë mediat italiane, 10-vjeçarja">10-vjeçarja u bë pjesë e një sfide të quajtur “blackout” duke vendosur një rrip rreth qafës, duke mbajtur frymën dhe njëkohësisht duke e incizuar veten me telefon. 10-vjeçarja">10-vjeçarja nga Palermo ndërroi jetë nga asfiksia dhe pas kësaj ngjarjeje tragjike, reagimet ishin të shumta.

Agjencia italiane për privatësinë e të dhënave ka urdhëruar aplikacionin TikTok që të bllokojë llogaritë e gjithë përdoruesve, për të cilët nuk është i mundur identifikimi i moshës.

Edhe pse TikTok është zotuar që do ta ndalojë regjistrimin e fëmijëve nën moshën 13-vjeçare, është e lehtë që ky rregull të anashkalohet. Prandaj u urdhërua që të bllokohen llogaritë e pavërtetuara të përdoruesve deri më 15 shkurt dhe të priten të dhënat e tjera nga autoritetet përkatëse.

“Po analizojmë informacionet e marra nga autoritetet italiane. Privatësia dhe siguria janë përparësia kryesore për TikTok dhe ne vazhdimisht po punojmë për të forcuar politikat dhe privatësinë për të mbrojtur të gjithë komunitetin dhe përdoruesit që janë më të rinj në moshë”,- thuhet në deklaratën e aplikacionit TikTok.

Shtuar më 25/01/2021, ora 10:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori