10 vjeçari mbytet në rezervuarin e e Bulqizës
Teksa lahej në rezervuarin e centralit në Ostren të vogël Bulqizë një fëmijë i mitur është mbytur.

Sipas informacionit paraprak nga Policia lokale, mësohet se fëmija është 10 vjeç me inicialet A.D.

Sipas bluve, i mituri jetonte në Durrës.

Informacion paraprak nga Policia e Bulqizës:

Rreth orës 17.20, jemi njoftuar se në rezervuarin e centralit në Ostren të vogël Bulqizë, një i mitur duke u larë ka rrezikuar të mbytet në këtë central.

Menjëherë i mituri është nxjerrë nga uji, dhe është transportuar në spitalin e Dibrës së Madhe, Maqedoni, por fatkeqësisht fëmija A.D, rreth 10 vjeç, banues në Durrës, ka humbur jetën. /albeu.com/
Shtuar më 01/09/2017, ora 20:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori