10 vite nga "21 Janari", Artan Hoxha: Rihetimi shpëton varrosjen e dosjes 285
Sot mbushen 10 vite nga 21 janari i 2011">2011-s, kur gjatë një proteste të opozitës së asokohe u vranë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ 4 protestues.

Në 10-vjetorin e 21 janarit, gazetari Artan Hoxha ka risjellë në vëmendje kthimin e dosjes për hetim.

Hoxha në reagimin e tij bën me dije se nëse dosja nuk do të risillej për hetim një ditë para 10-vjetorit atëherë do të duhej që dosja të rishkruhej, por duket se policia nuk e ka dëshiruar një gjë të tillë dhe tashmë ka edhe 10 vite kohë që të mbyllen hetimet.

Ndër të tjera gazetari bën me dije se në kohën kur kjo dosje dukej se po mbyllej, një grup oficerësh të Policisë së Shtetit, së bashku me familjaret e viktimave dhe nën mbikëqyrjen direkte të ish-ministrit Lleshi, nisen përpjekjet për të kërkuar prova të reja që do të çonin në rihapjen e hetimeve.

Reagimi i plotë

Përpjekja e bere ditet e fundit nga Policia e Tiranës, duke kërkuar rihetim për ngjarjen e 21 janarit 2011">2011, ka shpëtuar nga varrosja përfundimtare dosjen me numër 285/2011">2011.

Ne rast se kjo dosje nuk do të ishte rihapur deri sot në mëngjes, hetimet do të pushoheshin njëherë e mirë.

Legjislacioni shqiptar për një vepër të tillë penale, parashikon se nëse kalojnë 10 vite nga kryerja e ngjarjes, ajo parashkruhet. Lëvizja e bërë nga policia ka synuar te parandaloje pikerisht kete gje, parashkrimin e dosjes 285/2011">2011.

Nga ky moment, kjo dosje ka edhe 10 vite të tjera kohë për tu hetuar, në mënyrë që të zbulohen personat përgjegjës.

Situata me dosjen e zvarritur te 21 janarit, u duke krejtësisht e pashprese, dhe e mbyllur përfundimisht, kur me 28 shkurt 2020, prokuroret Genc Qano dhe Marjeta Zaimi firmosen pezullimin e hetimeve, me motivacionin për “mosnjohje te autorit te veprës penale”.

Një grup oficeresh te Policisë se Shtetit, së bashku me familjaret e viktimave dhe nen mbikqyrjen direkte te ish-ministrit Lleshi, nisen përpjekjet për të kërkuar prova te reja qe do te çonin ne rihapjen e hetimeve.

Gjate 7 muajve te fundit, janë kryer të pakten tre takime të ketij grupi pune, ku midis te tjerash u kërkua te zbulohej vrasja e Aleks Nikës, ekzekutori dhe urdhëruesi i këtij krimi.

Po ashtu u kërkua që të zbuloheshin autoret e vrasjeve te mbetura ne tentative, me, pasoja plagosjen e protestuesve dhe gazetareve qe u goditen me arme zjarri nga Garda e Republikës, përfshirë Fatos Mahmutaj, Sokrat Gode, Erald Bosha, Artes Dybelit, Ilia Qesko dhe Ilia Papa.

Në kerkesen, qe policia i ka dërguar organit te hetimit, i kërkon riinspektim për caktimin e drejtimit të qitjes, gjatë vrasjes së Hekuran Dedës dhe Aleks Nikës, si dhe plagosjen e gjashte protestuesve.

Po ashtu eshte kryer ndryshimi i oficereve te policisë gjyqësore qe kanë kryer hetimin fillestare si dhe te prokuroreve qe kane drejtuar hetimin. Tashme i mbetet prokurorise se Tiranes, te vendose se çfare do te beje me dosjen 285/2011">2011, nëse do ta mbaj vet apo do tia dërgoje SPAK.
Shtuar më 21/01/2021, ora 08:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori