10 videot më të shikuara në Youtube
Pëlqej
Youtube
Kemi përmbledhur për ju videot më të shikuara të të gjitha kohërave në YouTube. Në fakt, këtë listë për herë të parë e ka publikuar Youtube në gusht të vitit 2007. Atëherë videoja më e shikuar ishte Evolution of Dance e komedienit Judson Laipply me 56 milionë shikime.

Youtube në shtator të vitit 2008 publikoi listën e përditësuar. Këtë herë listën e kryesonte Avril Lavigne me këngën pop të tij Girlfriend, e cila mbante rekordin me 103 milion shikime.

Në përditësimin e tretë, në janar të vitit 2010, listën e kryesonte Charlie bit my finger me 148 milion shikime.

Duke mos patur durimin të presim deri sa Youtube të përditësojë listën, Portali Albeu.co, vendosi sot të publikojë listën e më të shikuarve në Youtube deri në këtë moment.

Në listën e TOP 10, në vendin e parë është video e Justin Bieber, i cili pasohet nga Lady Gaga. Videoja e Justin Bieber çdo ditë rritet me nga rreth 1 milion shikime.

Në listën e mëposhtme, shikoni TOP 10-shin e videove më të shikuara të të gjitha kohërave në YouTube:

1. Justin Bieber - Baby ft. Ludacris; 379,466,594 shikime
2. Lady Gaga - Bad Romance; 303,525,428 shikime
3. Charlie bit my finger - again!; 246,551,960 shikime
4. Shakira - Waka Waka(This Time for Africa); 230,787,926 shikime
5. Eminem - Love The Way You Lie ft. Rihanna; 192,103,912
shikime
6. Miley Cyrus - Party In The U.S.A. - Official Music Video; 170,752,688 shikime
7. Evolution of Dance; 156,075,640 shikime
8. Pitbull - I Know You Want Me (Calle Ocho); 150,463,240 shikime
9. Eminem - Not Afraid; 145,166,813 shikime
10. Hahaha - Small daring boy; 144,942,585 shikime
Shtuar më 09/11/2010, ora 12:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori