1 minutë heshtje dhe 500 mijë euro nga Kosova për Shqipërinë
Qeveria e Kosovës ka mbajtur një minutë heshtje për viktimat e tërmetit.

Në këtë mbledhje të jashtëzakonshme kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka njoftuar së përveç njësitëve të FSK-së dhe Policisë së Kosovës ka bërë mobilizimin e kompanive private që kanë kontratë me Qeverinë të nisen drejt Shqipërisë për të qenë në gjendje gadishmërie për çfarëdo nevoje.

Po ashtu ndërmarrjet publike Trepça dhe Koorportata Energjitike e Kosovës kanë dërguar ekipet e zjarrfikësve. Derisa Ministri i financave ka propozuar ndarjen e mjeteve prej 500 mije eurove.



Shtuar më 26/11/2019, ora 13:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori