Bllokoi foltoren, Hajdari: U mundova me të gjitha mënyrat

Kuvendi ka miratuar me 97 vota ndryshimin në Kodin Zgjedhor.

Deputetja Rudina Hajdari e ka kundërshtuar këtë draft duke e cilësuar një mashtrim dhe fals elektoral, ndërsa gjatë seancës ka bllokuar edhe foltoren e parlamentit.

Duke sqaruar këtë situatë, pas largimit nga salla e kuvendit deputetja tha se ishte përpjekur ta ndalonte këtë votim.

“Po i shërbente vetëm një grupi njerëzish, kur kishte shansin të ndalonte seancën dhe të bënte një reflektim mbi atë propozim të PS. Formula e tyre ishte një formulë mashtrimi dhe falsi electoral. Ndaj e bllokova foltoren”, tha Hajdari duke shtuar se përfaqësuesit opozitarë në kuvend janë aty rastësisht. “Unë mbaj përgjegjësi për veten time, për votën time. Unë u mundova me të gjitha mënyrat për ta ndaluar këtë farsë”, tha Hajdari.


Shtuar 5.10.2020 12:16