Vjedhja e Bankës, 7 të ndaluarit para gjykatës për masën e sigurisë
Pëlqej
Sot në orën 11:00, do të dalin para Gjykatës së Rrethit Tiranë për vlerësimin e masës së sigurisë shtatë prej të ndaluarve, për vjedhjen e Bankës së Shqipërisë. Sakaq, Prokuroria pritet të kërkojë 'arrest me burgim'.

Në total janë nëntë persona të dyshuar për vjedhjen e Bankës së Shtetit. Tetë prej tyre janë punonjës të Bankës së Shqipërisë, kurse i nënti është i afërmi i të dyshuarit kryesor, Ardian Bitrajt.

Tetë punonjës të dyshuar janë ndaluar me akuzën e "shpërdorimit të detyrës", që ka sjellë humbjen e 713 milionë USD për Bankën e Shqipërisë, ndërsa personi i nëntë, si bashkëpunëtor në vjedhjen e parave. /albeu.com/
Shtuar më 02/08/2014, ora 09:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori