Virusi Ebola, ISHSH apel qytetarëve: Mund të infektoheni, mos udhëtoni drejt Afrikës
Inspektoriati Shtetëror i Shëndetësisë, me anë të një apeli të hapur i është drejtuar të gjithë qytetarëve shqiptarë, të mos udhëtojnë drejt Afrikës, pasi rrezikohen të preken nga
virusi “
Ebola”.
Kjo deklaratë është bërë gjatë një takimi pune në mjediset e Aeroportit të Tiranës “Nënë Tereza”, për bashkërendimin e punës për parandalimin e përhapjes së infeksioneve përmes rasteve eventualisht të importuara, të prekura nga
virusi Ebola.
Kryeinspektori i Inspektoriatit Shtetëror të Shëndetësisë, Eltar Deda, ka bërë me dije se deri tani nuk ka asnjë rast të
prekur me virusin
Ebola në vendin tonë. Ai shtoi më tej se tashmë janë marrë të gjitha masat.
“Deri tani nuk kemi patur rast për të
prekur me virusin
Ebola. Kemi marrë të gjitha masat, ndërsa i'u bëjmë thirrje të gjithë
qytetareve, që të mos udhëtojnë drejt Afrikës, pasi rreziku i prekjes nga ky virus është tepër i lartë.
Kemi bashkëpunuar me të gjitha instuticionet përgjegjëse, po ashtu jemi në kontakt të vazhdueshëm edhe me aeroportet e shteteve të huaja, për të eleminuar çdo rrezik të mundshëm”, tha Deda. /albeu.com/
Shtuar më 06/08/2014,
ora 13:23