Dy vajza dhunohen në mes të rrugës tek Ali Demi: Na ndaloi një xhip i zi dhe na ftoi të hipnim

Elidon Kotorri, person me precedentë të mëparshëm penalë është shpallur në kërkim për veprat penale plagosje dhe kanosje.

Dy vajza janë dhunuar disa ditë më parë në lagjen Ali Demi. Menjëherë sapo kanë mbyllur punën në market vajzat janë nisur për në shtëpi, por pak momente më vonë një makinë Xhip i zi me tre djem brenda i është afruar dhe djemtë i kanë kërkuar të hipnin në të shkruan panorama.

Vajzat nuk kanë pranuar dhe makina ka ecur 50 metra e më pas ka ndaluar. Djemtë më pas kanë zbritur dhe i kanë dhunuar.

Në deklaratën për policinë vajzat kanë treguar se pasi janë dhunuar ato menjëherë kanë marrë në telefon policia, dhe kjo e fundit i ka transportuar në spital.

Vajzat kanë thënë se fytyrat e djemve ishin të panjohura, por kishin mundur të fiksonin targën e makinës.

Vajzat janë dhunuar me sende të forta dhe grushte dhe kanë marrë shumë dëmtime në fytyrë dhe në pjesë të tjera të trupit.

Elidon Kotorri është një personazh i njohur për policinë. Ai ka lënë qelinë e burgut të Peqinit pasi ka përfunduar dënimin me 25 vite heqje lirie për vrasjen e trefishtë të Andi Hasanit, Sokol Alushit dhe Gazmend Zenelit, ndërsa u plagos Grigor Stefani.


Shtuar 25.04.2020 10:34