Studentët do regjistrohen vetë në universitet, MAS do ndërhyjë në rastet problematike
Pëlqej
Në bazë të degëve që studiojnë dhe krediteve që kanë, të gjithë studentët e shkollave të larta të cilat u mbyllën me një vendim Qeverie, janë të detyruar të regjistrohen vetë në universitete.

Burime nga Ministria e Arsimit bëjnë me dije se në të gjitha rastet kur këto studentë do të hasin probleme, Komisioni i Posacëm i ngritur pranë MAS, do të ndërhyjë për zgjidhjen e problemit.

Të njëjtat burime shtojnë se të gjithë studentëve do ju jepet mundësia të zgjedhin vetë universitetin që dëshirojne të vazhdojnë. Në të kundërt, nëse nuk gjendet një zgjdhje, do të ndërhyjë MAS në proçesin e ri-regjistrimit.

Ndërkaq, më tepër përparësi do ju jepet studentëve që kërkojë të akomodohen në qytetet ku kanë gjëndjen civile në degën përkatëse. “Studentët do të tentojnë të akomodohen vetë, në rast problemi do të ndërhyjnë instancat e MAS. Më pas do të ri-drejtohen studentët në degët e ngjashme në universitetet përkatëse”, theksojnë burimet. /albeu.com/
Shtuar më 07/08/2014, ora 13:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori