Statusi i Dodës ngacmon Shkëlzen Berishën: Mos e thumbo Bumçin
Pëlqej
Deputetja e PD, Mesila Doda dhe djali i ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha, kanë shkëmbyer replika në Facebook, sa i takon zhvillimeve brenda PD.

Pas zgjedhjeve të kryetarëve të rinj të degëve, Doda ka ironizuar dje duke shkruar: “Tani që udhëzimi na e mori të keqen dhe nuk ka më asnjë pengesë, unë propozoj të nisim fushatën: ‘Aldo Bumçi, kryetar i PD Tiran뒔. Në fakt komenti i Dodës ka ngjallur reagime të shumta dhe ndër ata që kanë shkruar është edhe djali i ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzeni.

“Për disa në opozitë ‘thumbat’ për Aldon vlekan më shumë se ato për kundërshtarin”, ka shkruar Shkëlzen Berisha në statusin e vendosur nga deputetja demokrate. Më tej, ai shkruan sërish: "Për shumicën e komentuesve:

Debati i dobishëm mbetet i tillë për aq kohë sa zhvillohet në kushtet e një etike dhe respekti reciprok, në të kundërt nuk është veçse një sherr i shëmtuar brënda shtepisë, që nuk ofron zgjidhje apo alternativa.

Për "demokratin" e Rilindjes: Gozhdat lerja Nastradinit, ti vazhdo bëj papagallin aty ku ta ofrojnë mundesinë, se aq e ke takatin". /albeu.com/




Shtuar më 09/08/2014, ora 10:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori