Edi Rama për Tuttosport: Jam tifoz i Juventusit, Chiellinin dhe Bonuccin i dua në Qeveri

Edi Rama dhe Shqipëria janë në qendër të mediave italiane teska gjesti human i dërgimit të 30 mjekëve dhe infermierëve shqiptar, për të luftuar Covid-19 në Itali është lavdëruar.

Prestigjozja Tuttosport i ka kushtuar një vend special kryeminsitrit shqiptar, teksa ky i fundit ka zënë faqen e parë në numrin e ditës së sotme. Rama ka folur për shumëçka, për situatën e fundit dhe mënyrën sesi duhet luftuar, sigurisht që një pjesë të madhe në rrëfimin për Tuttosport e zënë shembujt me futbollin. Pasioni për Juventusin dhe Italinë, lojtari i preferuar etj.

Përshëndetje Kryeministri Rama, para së gjithash më lejoni t’ju falënderoj për gjestet dhe fjalët drejt vendit tonë, ishin prekëse dhe motivuese. Si ndihesh me kaq shumë pëlqime dhe kaq shumë ndjeshmëri nga Italia në orët e fundit?

Unë e pranoj me nder dhe përulësi, por me sinqeritet të plotë duhet t’iu them se ne, shqiptarët, jemi ndier pjesë e Italisë që nga kohërat e vjetra. Ky gjest nuk është thjesht solidaritet mes popujve, por familjaritet, nëse mund ta përcaktoj kështu, midis dy fqinjëve, të cilët jetojnë në të njëjtin oborr.

Sa e vështirë është të luash një rol si i yti në mes të një krize ndërkombëtare të këtij lloji?

Politika për mua nuk është ai përbindëshi i keq, që të gjithë kanë tendencë ta demonizojnë, të asin keq për të, por shpikja më e bukur e njeriut për të zgjidhur problemet me burra e gra të tjera, që nuk mund t’i zgjidhësh vetëm. Padyshim që politika ka bërë kaq shumë dëm për njerëzimin dhe për fat të keq ajo vazhdon ta bëjë atë çdo herë e përsëri edhe sot! Por, megjithatë, pa politikë nuk do të kishim ndonjë nga ato shumë mrekulli që kanë shndërruar botën, duke e bërë atë një vend më të mirë. Qeveritë demokratike kanë bërë punë të mira vazhdimisht për të përmirësuar jetën e njerëzve, hap pas hapi. Gjërat që ato bëjnë nuk bien nga qielli, edhe nëse mund të duket kështu, sepse gabimet e qeverive dhe mëkatet e politikanëve janë pothuajse ekskluzivisht ato që vihen re.

Si po shkojnë gjërat në Shqipëri?

Në Shqipëri po luftohet një e kaluar shumë e rëndë dhe çdo ditë mundohemi të fitojmë një betejë rraskapitëse të modernizimit kundër kohës së gjatë të humbur. Por, tani nuk ka pothuajse asnjë betejë të madhe politike që nuk ndërlidhet me popujt e tjerë. Ata që propozojnë ta fitojnë këtë betejë brenda kufijve të tyre, mashtrojnë veten dhe njerëzit që përfaqësojnë. Duket se virusi i mallkuar, që po ul shumë vende në gjunjë, ka ardhur për të na treguar vetëm këtë, duke na bërë të vuajmë në një mënyrë që nuk është parë kurrë në këto zona të botës.

Ne jemi në një luftë botërore kundër “Coronavirus”. Asnjëherë nuk kemi dëgjuar për një luftë, që fitohet vetëm duke mbrojtur vetveten. Kjo taktikë mund të shërbejë deri në një pikë të caktuar, sepse nëse nuk jemi në gjendje të dalim nga zona jonë e problemit, do të jetë dhimbje edhe më e madhe nga sa po përjetojmë. E pabesueshme që ende nuk po shohim një tabelë në horizont, që për këtë dramë në nivelin europian apo edhe global. Nuk flitet për kundërsulm, për të fituar, por vetëm maska, respiratorë dhe drita jeshile të shteteve për të rritur borxhin e tyre!

Këtu na duhet një Europë saçhiane, ku shtetet kampione luajnë për ekipin. Pra, të gjithë të mbrohen në zonë dhe të gjithë të sulmojnë si një ortek! Duke u mbyllur luajmë si galaktikët e atij Real Madridi, që fitoi pak, ose asgjë. Jo vetëm Europa, por askush nuk do të fitojë asgjë i vetëm. Njerëzit duhet të qëndrojnë në shtëpi, nëse duan ta fitojnë këtë luftë.

E shkuara juaj si sportist…

Kam luajtur basketboll, kam qenë organizator. Idhulli im ishte Dino Meneghin. Sporti më mësoi shumë në aspektin e mentalitetit dhe strategjisë. Gjithmonë ndiqja skuadrat dhe trajnerët e shkëlqyer për të përmirësuar veten. Kam mësuar shumë dhe jam mirënjohës për mjaft prej tyre, si José Mourinho dhe klasi i tij autentik.

Ju jeni tifoz i Juventusit…

Kam mësuar shumë nga Juventusi, me të cilin jam lidhur që kur isha fëmijë. Në periudha të ndryshme, ka qenë një shkollë për mua, se si të bëj një grup për të fituar. Juve është për mua mishërimi i shpirtit fitues, edhe kur parashikimet e sensit të përbashkët thonë të kundërtën. Kam një uniformë të kësaj skuadre, që më ka ndihmuar në stërvitjen time mendore.

Lojtarët e Juventusit kanë vendosur të shkurtojnë pagat?

Kjo është forca e asaj fryme, për të cilën thashë më parë dhe që e bën Juventusin një fe, jo thjesht një ekip i shkëlqyer futbolli. Në këto ditë nuk jam dëgjuar me presidentin Andrea Agnelli. Jemi takuar një herë, por nuk e njohim njëri-tjetrin.

Është një gjë e shkëlqyeshme, sepse të jetosh me mitin e Avokatit është me të vërtetë një ndërmarrje e madhe, që kërkon vizion të shkëlqyeshëm dhe bindje të jashtëzakonshme. I heq kapalen! Në Romë takova Buffon dhe Cristiano Ronaldo. Burra me një zemër të madhe, falë kujtesës gjithmonë shumë të fortë për të kaluarën e tyre, kur nuk ishin askushi. Lojtari im i preferuar ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë Dino Zoff. Qeveria ime do të donte Chiellini për ministër të Brendshëm dhe Bonuccin për Mbrojtjen”, mbyll rrëfimin Rama./SS/


Shtuar 31.03.2020 13:46