Merkel nuk ka koronavirus, negative dhe në testin e tretë për COVID-19

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka rezultuar negative edhe në testin e tretë për Covid-19. Mediat raportojnë se zëdhënësi i saj Steffen Seibert është shprehur se Merkel edhe pse ka rezultuar negative do të vijojë të qëndrojë në karantinë.

Merkel ka qëndruar në karantinë që prej 22 marsit pasi pati kontakte me një mjek i cili rezultoi pozitiv me koronavirus.

“Testi i tretë doli sërish negative për kancelaren. Merkel do të vazhdojë të kryejë detyrat qeveritare nga shtëpia e saj në ditët e ardhshme,” ka thënë zëdhënësi Seibert.


Shtuar 31.03.2020 06:34