Shtrohen në spital 10 studentë të Akademisë së Policisë, dyshohet për helmim
Pëlqej
Mbrëmjen e djeshme, dhjetë studentë të Akademisë së Policisë janë paraqitur në spital me simptoma helmimi. Dyshohet se ata janë helmuar nga ushqimi. Lajmi konfirmohet nga Akademia e Policisë dhe burime brenda QSUT-së.

Nga të dhënat paraprake, bëhet me dije se tetë prej studentëve të helmuar janë ndjerë më mirë sapo kanë marrë mjekimin e nevojshëm dhe janë larguar nga spitali.

Sakaq, dy prej tyre vijojnë të qëndrojnë në spital, pasi gjendja e tyre nuk është stabilizuar plotësisht. Bluzat e bardha janë shprehur se dy studentët nuk janë në rrezik për jetën dhe do të dalin së shpejti nga spitali.

Tashmë studentëve u janë bërë analizat nga Instituti i Shëndetit Publik, ku pritet të përcaktojnë edhe shkakun pse ata janë ndier keq. /albeu.com/
Shtuar më 05/08/2014, ora 11:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori