Mbrëmjen e djeshme,
policia ka
sekuestruar një sasi të konsiderueshme lënde
narkotike, e cila kishte destinacion Italinë.
Policia kufitare ka
sekuestruar në port 80 kilogram kanabis sativa. Lënda
narkotike u gjet në një furgon dhe do të transportohej në traget, për në drejtim të Italisë.
Lënda
narkotike ishte fshehur në dyshemenë e
furgonit me targa CF153JE, ndërsa tashmë është bërë e mundur ndalimi i drejtuesit të
furgonit, Rystem Xhepi nga Librazhdi. /albeu.com/
Shtuar më 09/08/2014,
ora 09:27