Rama uron Erdogan: Folëm për zhvillimin strategjik
Pëlqej
Kryeministri Rama, ka uruar në një bisedë telefonike ish-homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan, për zgjedhjen e tij si President.

Me anë të një postimi në Facebook, Rama shkruan se me Erdogan foli për zhvillimin e mëtejshëm strategjik mes dy vendeve.

“Urova telefonikisht Presidentin Erdogan për zgjedhjen e tij dhe folëm për zhvillimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik mes dy vendeve”.

Recep Tayyip Erdogan doli fitues në zgjedhjet presidenciale që u mbajtën të dielën në Turqi, me rreth 52% të votave. /albeu.com/
Shtuar më 13/08/2014, ora 11:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori