Rama qetëson studentët: Do keni një mundësi të dytë, s'ka më diploma fallco

Pëlqej
Vetëm një ditë pas raportit të Ministrisë së Arsimit për Institucionet e Arsimit të Lartë, kryeministri Rama garanton të gjithë studentët e këtyre universiteteve, se do të kenë një mundësi të dytë nën kujdesin e Ministrisë.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, kryeministri shkruan se me këtë raport u çel një faqe e re në arsimin e lartë, ku sipas tij, historia e turpshme e lulezimit të piramidave financiare në arsim dhe tregut të diplomave fallco, do marrë fund.

"Faqja e re që u çel dje me raportin publik të ligjshmërisë së institucioneve të arsimit të lartë, do të shkruhet deri në fund me transparencë të plotë, përgjegjësi kombëtare dhe vendosmëri ligjore e profesionale.

Historia e turpshme e lulëzimit të piramidave financiare në arsim dhe tregut të diplomave fallco, do marrë fund njëherë e mirë.

Ligji do të veprojë pa asnjë tolerancë dhe organet e ligjshmërisë do të duhet të veprojnë për çuarjen para drejtësisë të të gjithë mashtruesve publikë, që në shkelje të plotë të ligjit, kanë grabitur prindër e studentë për vite të tëra.

Studentët e universiteteve që do të mbyllen, do të kenë një mundësi të dytë nën kujdesin e drejtpërdrejtë të Ministrisë së Arsimit e Sportit.

Bashkëngjitur, lista e plotë e rezultateve të kontrollit të ligjshmërisë emër për emër". /albeu.com/
Shtuar më 05/08/2014, ora 12:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori