Protesta për dorëheqjen e Fullanit, kërkohet 6 orë leje nga policia
Pëlqej
Referuar kërkesës për dorëheqjen e Guvernatorit Ardian Fullani, sot do të zhvillohet protesta e tretë e qytetarëve, ndërsa organizatorët kanë kërkuar 6 orë leje nga policia për zhvillimin e protestës.

Dy ditë në parë, një nga organizatorët e protestës, Zirkon Disha ka paralajmëruar se protesta e sotme do të jetë më e gjatë.

Lidhur me këtë çështje është kërkuar nga policia që të bllokohet qarkullimi i mjeteve nga ora 14:00-20:00 në sheshin “Avni Rustemi”, ku edhe do të zhvillohet protesta.

Pas vjedhjes së 7.13 milionë dollarëve nga thesari i Bankës së Shqipërisë, kujtojmë se kjo është protesta e tretë për dorëheqjen e Guvernatorit Ardian Fullani. /albeu.com/

Shtuar më 07/08/2014, ora 09:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori