Protesta në HEC-in e Qafë-Mollës, punëtorët: 4 muaj pa marrë rrogat
Pëlqej
Në orët e para të ditës së sotme, punëtorët e HEC-it në Qafë-Mollë si dhe banorë të Mirditës kanë dalë në protesta, ku kanë kërkuar largimin e firmës turke, që po kryen punimet për hidrocentralin.

Jo vetëm kaq, por ata kanë kërkuar edhe shlyerjen e pagave të prapambetura. Punëtorët janë shprehur se kanë katër muaj pa marrë rrogat dhe se po punojnë në kushte shumë të vështira.

“Kemi kater muaj pa marrë rrogat. Firma turke na diskriminon. Një punëtor shqiptar ka një pagë prej 400-500 mijë lekë në muaj, ndërsa rroga e një punëtori turk është 1300 euro”, kanë thënë më tej punëtorët e HEC-it në Qafë-Mollë. /albeu.com/
Shtuar më 04/08/2014, ora 11:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori