Policia në krye të detyrës, shoqëron në komisariat vajzën që ngacmonte klientët në lokal
Pëlqej
Një e re është shoqëruar në komisariat nga policia e Tiranës, pasi shqetësonte klientët në një lokal, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Ka mjaftuar vetëm një kërkesë e bërë nga menaxheri i lokalit, që ndodhet në rrugën “Ismail Qemali”, që forcat e rendit të vinin menjëherë dhe të shoqëronin vajzën e re.

Vajza e veshur me pantallona të shkurtra, komunikonte me njerëzit e ulur në tavolina, duke u kthyer në shqetësim për ta. Ende nuk dihet nëse ajo ishte nën efektin e alkoolit, substancave narkotike apo ishte një sjellje që vinte nga problemet psikologjike. /albeu.com/

Shtuar më 06/08/2014, ora 12:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori