Peticion për shkarkimin e Fullanit, mbështetje në rrjetet sociale
Pëlqej
Protesta për dorëheqjen e Guvernatorit Fullani, lidhur me vjedhjen e 7.13 milionë dollarëve nga Thesari i BSH është zhvendosur sot përpara institucionit të Parlamentit.

Organizatorët e protestës kanë firmosur përpara Parlamentit një peticion, ku i kërkojnë këtij të fundit të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme për shkarkimin e tij.

Nje nga iniciatorët kryesore të protestës, Zirkon Disha, ka falenderuar nëpërmjet rrjetit social Facebook, të gjithë mbështetësit e protestës.

“Faleminderit të gjithë atyre që ishin sot në ditën e 3-të të protestës, ku u kerkua dorëheqja e Guvernatorit Fullani!

Nesër do të fillojmë të mbledhim firma, ku do të kërkohet mbledhja e nje Sesioni të Jashtëzakondshëm Parlamentar, për shkarkimin e tij. Mbledhja e firmave do të bëhet pranë Parlamentit në oren 11:00 – 12:00! Të shkarkohet Guvernatori në Detyrë!”, shkruan Zirkon Disha ne Facebook. /albeu.com/
Shtuar më 08/08/2014, ora 11:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori