Përfshihet nga flakët një palestër në Divjakë, rrezikohen banesat përreth
Pëlqej
Mesditën e sotme, një palestër është përfshirë nga flakët e zjarrit, duke vënë në rrezik banesa të tjera përreth në Divjakë.

Nga të dhënat paraprake raportohet se flakët kanë përfshirë një palestër në katin e dytë, të një ndërtese katër katëshe në qendër të Divjakës.

Flakët e zjarrit rrezikojnë banesat e tjera përreth, si dhe godinën e një banke të nivelit të dytë, e cila ndodhet në katin e parë të ndërtesës.

Për shuarjen e flakëve janë gjendur menjëherë banorët e zonës, pasi zjarrfikësja ende nuk ka shkuar në vendin e ngjarjes. /albeu.com/

Shtuar më 05/08/2014, ora 12:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori