PD: Rama, 22 ditë heshtje për dhunën në Kuvend
Pëlqej
Në një deklaratë për mediat, deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, tha se Rama ka 22 ditë që hesht për dhunën në Kuvend. “Edi Rama ka 22 ditë që hesht, duke manifestuar me kryeneçësi se përgjegjshmëria dhe llogaridhënia nuk janë aspak tiparet e tij”.

Sipas tij, 22 ditë më parë kryeministri Edi Rama vuri në skenë goditjen fizike dhe kërcënimin me jetë të deputetit të PD. “Pas këtij akti banditesk, që detyroi opozitën të braktisë parlamentin, për të shmangur kurthin e gjakderdhjes, Edi Rama nuk tha asnjë fjalë.

Nuk tha asnjë fjalë, kur botërisht u vërtetua se instrumenti i tij i dhunës, është përfaqësues i botës së krimit.

Dokumentat e bera publike nga Partia Demokratike, provuan se Arben Ndoka, është dënuar për trafik prostitucioni dhe rrëmbim personi”, u shpreh Bogdani. /albeu.com/
Shtuar më 01/08/2014, ora 15:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori