Pasuria e familjes Fullani, ILDKP nis hetimin
Pëlqej
Pas disa ditëve zhurmë mediatike dhe jo vetëm, Inspektoriati i Deklarimit të Pasurive, ka nisur hetimet për të verifikuar pasurinë e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani dhe familjarëve të tij.

Duke i'u referuar gazetës “Panorama”, në sitën e ILDKP-së do të jenë zëvendës guvernatorët e Bankës së Shqipërisë edhe familjarët e tyre.

Nisur nga ngjarja tepër e rëndë ndodhur në Bankën e Shqipërisë, si dhe artikujt e medias së shkruar dhe elektronike, Inspektoriati i Përgjithshëm, ka urdhëruar që me datë 1.08.2014 nisjen e hetimit administrativ për deklarimin e pasurisë së Guvernatorit Ardian Fullani, zv.guvernatorëve dhe gjithë drejtuesve të tjerë të Bankës së Shqipërisë, si dhe familjarëve të tyre, bashkëshortëve dhe fëmijëve dhe personave të lidhur me ta nga viti 2013 deri më sot.

Inspektoriati i Përgjithshëm ka urdhëruar grupin hetimor që të bashkëpunojë me të gjitha institucionet e zbatimit të ligjit dhe veprimet verifikuese të kryhen në një kohë sa më të shpejtë, duke pezulluar lejet vjetore të muajit gusht”, bëjnë me dije burime pranë ILDKP-së. /albeu.com/
Shtuar më 04/08/2014, ora 09:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori