Pas publikimit të fotove në Facebook, gjobiten dasmorët që bllokuan rrugën (FOTO LAJM)

Pëlqej
Ka mjaftuar publikimi i fotove në rrjetet sociale, që policiagjobiste pronarët e tre motorrëve, pasi ditën e shtunë, bllokuan një pjesë të rrugës.

Në sajë të ankesave të shumta të qytetarëve të përcjella në rrjetet sociale, policia ka arritur që të gjejë personat në fjalë dhe ti gjobiste.

Dasmorët që bllokuan për disa minuta një pjesë të rrugës Tiranë-Durrës, kanë marrë gjobë nga ana e policisë.

Ngjarja është shënuar mëngjesin e së shtunës, rreth orës 09:00, tek mbikalimi i Kamzës.

Mjetet e ndëshkuara janë:
Motoçikletë e markës HONDA, me drejtues B.H.
Motoçikletë e markës HONDA, me drejtues A.B.
Motoçikletë e markës SUZUKI, pa targa. /albeu.com/
Shtuar më 04/08/2014, ora 16:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori