Papa Françesku krerëve të besimeve fetare: Faleminderit për atë që bëni
Pëlqej
“Vazhdoni të jeni shenja e vendit tuaj, jo vetëm me marrëdhënien midis njerëzve të fesë. Unë kam shumë nevojë”. Ky ka qënë mesazhi që Papa Fraçesku ka dhënë në takimin e organizuar sot pasdite me krerët e besimeve dhe komuniteteve fetare në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” ne Tirane.

Në fjalën përshëndetëse, Papa Françesku ka falenderuar përfaqësuesit e feve duke iu drejtuar me fjalinë, “Faleminderit për atë që bëni”.

Ati i Shenjtë duke vleresuar bashkejetesën fetare në Shqipëri ka takuar personalisht përfaqësues të komuniteteve fetare të vendit tonë. Në këte takim merrnin pjesë përfaqësues nga komuniteti musliman, orthodoks, bektashian, katolik dhe protestant. /albeu.com/
Shtuar më 21/09/2014, ora 16:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori