Prokuroria: Procedim penal 11 negociatorëve të Paktit detar
Pëlqej
UPDATE - Ndërsa kanë kaluar gati dy muaj nga deklarata e ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati, që prokuroria duhet të hetojë marrëveshjen e detit me Greqinë, organi i hetimit ka hedhur hapat e para.

Burime nga Prokuroria e Tiranës bëjnë me dije se është regjistruar procedimi penal për paktin, të cilin Gjykata Kushtetuese e rrëzoi me vota unanime 9-0, pasi ishte shkelur Kushtetuta e vendit.

Po të njëjtat burime shtojnë se periudha prej dy muajsh ka shërbyer për Prokurorinë për të mbledhur informacione. Është arritur në përfundimin se ka patur shkelje të ligjit, gjatë hartimit të paktit nga grupi negociator shqiptar.

Raportohet se 11 pjestarët e grupit negociator, do të thirren në prokurori për sqaruar pozicionin e tyre në hartimin e marrëveshjes, e cila me pas u konstatua nga gjykata supreme e vendit tonë me shkelje të rënda proceduriale dhe thelbësore, që bien në kundërshtim me Kushtetutën dhe Konventën Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara për të drejtën e detit të vitit 1982.

Jo vetëm kaq, por do të pyetet kryenegociatori Ferit Hoxha, kundëradmirali Kristaq Gerveni, në atë kohë zv Shef i Shtabit të Përgjithshëm. Në listë është gjithashtu Gazmend Turdiu, ish Sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Jashtme, si dhe tete persona të tjerë të grupit negociator. /albeu.com/






Shtuar më 05/08/2014, ora 19:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori