Nikolla: Plan konkret për sistemimin e studentëve, hoqëm pjesën e kalbur
Pëlqej
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, ka thënë se është hartuar një plan konkret për të sistemuarinstitucionet e arsimit të lartë, studentët të cilët ndiqnin studimet në universitetet të cilat qeveria urdhëroi mbylljen.

Sot, ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, zhvilloi një takim me drejtues të shkollave të larta, të cilave u janë dhënë rekomandime për përmirësim.

Sipas saj, qeveria dhe MAS janë të vendosur që t’i shkojnë deri në fund reformës dhe se raporti është vetëm hapi i parë, për heqjen e pjesës së kalbur nga sistemi i arsimit të lartë.

“Mendojmë që kemi bërë gjënë e duhur, duke parë me sytë e të ardhmes dhe fëmijëve tanë.

Ju garantoj që ne po vijojmë me masat për të menaxhuar gjithë këtë situatë, që unë do ta quaj një situatë emergjente, që lidhet me vijushmërinë e studimeve të studentëve të 18 institucioneve që u hiqet licenca.

Kemi një plan konkret, për ti sistemuarinstitucionet tona të arsimit të lartë. Procesi ka filluar që në muajin tetor", tha ajo.

Ministrja e Arsimit paralajmëroi kontroll të rreptë të universiteve, deri në plotësimin e të gjitha kritereve.

“Ju garantoj se do të jeni fort të monitoruar, në mënyrë që situata fort të trishta të formimit të studimit universitar ti largojmë. Kemi hequr pjesën e kalbur të sistemit të arsimit të lartë, por jemi shumë larg arsimit të nivelit të lartë”. /albeu.com/


Shtuar më 05/08/2014, ora 12:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori