Mesila Doda ironizon në Facebook: “Aldo Bumçi, kryetar i PD Tiranë"
Pëlqej
Procesi i zgjedhjeve dhe organizimit në PD, po shoqërohet me ironizime nga ana e deputetëve të kësaj force politike.

Moszbatimi i udhëzimeve të kryetarit të PD-së Basha, në të gjitha rastet dhe degët për zgjedhjen e drejtuesve të rinj, ka sjellë reagimin në rrjetin social Facebook të deputetes Mesila Doda.

Ajo duket se i referohet zgjedhjes së Xhelal Mziut për kryetar të degës së PD në Kamzë, proces që është bërë në kundërshtim flagrant me udhëzimin e kreut demokrat Basha.

“Tani që udhëzimi na e mori të keqen dhe nuk ka më asnjë pengesë, unë propozoj të nisim fushatën: “Aldo Bumçi, kryetar i PD Tiranë”, shkruan Doda. /albeu.com/
Shtuar më 08/08/2014, ora 11:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori