Krim në një familje në Berat, rrëfehet motra e viktimës: Burri e torturoi gjithë natën
Pëlqej
Të dhëna të tjera kanë dalë në dritë, referuar krimit të rëndë që ndodhi në një familje në Berat, ndërsa burri vrau gruan.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme, në qytezën Ura Vajgurore në Berat. Dëshmi tronditëse vijne nga Rudina Xhafa, motra e Mimoza Zeqos, e cila u masakrua nga bashkëshorti.

Pasi e goditi me mjete të forta, e detyroi gruan të pijë fotoksinë. Rudina Xhafa ka qënë në dijeni të konfliktit mes çiftit Zeqo, pasi e motra i kishte treguar torturat dhe dhunën që Tomor Zeqo ushtronte mbi të.

Ajo ka deklaruar se Tomori e kishte masakruar gjithë natën dhe e kishte lidhur kokë e këmbë, e kishte goditur edhe me thikë prapa kokës. Më pas, i ka futur fotoksinë me shkop në gojë. /albeu.com/
Shtuar më 05/08/2014, ora 15:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori