Këshilli i Ministrave miraton mbylljen e universiteteve
Pëlqej
Zëvendës kryeministri Niko Peleshi, në përfundim të mbledhjes së qeverisë ka deklaruar se u miratua propozimi i Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve, për heqje licence të një grupi universitetesh.

Niko Peleshi është shprehur se gjetjet nga kontrolli i MAS, u bazuan në legjislacion.

Sipas tij, qeveria është e palëkundur në luftën e saj kundër mashtruesve publik.

“Jam këtu për të shprehur vullnetin e palëkundër të qeverisë dhe kryeministrit, për të çuar deri në fund reformën e sapo nisur. Faqja e re që po çelet, do shkruhet deri në fund me transparencë të plotë.

Do çojmë para ligjit të gjithë mashtruesit publik, që për vite me radhë kanë grabitur paratë e familjeve tona”, nënvizoi ai.

Ju hiqet licenca

Universitete private për heqje licence:

1. SHLUP "Vitrina"
2. SHLUJ "Universiteti Kristal"
3. SHLUJ "Justiniani I"
4. Akademia e Ndërtimit, Tiranë
5. SHLP "Universiteti Elite"
6. IPAL Shkolla e Lartë "Illyria"
7. Akademia e Studimeve të Aplikuara, Durrës
8. SHLP "Universiteti Planetar i Tiranës"
9. Akademia Pedagogjike, Tiranë
10. IALP Shkolla e Lartë "Nëna Mbretëreshë Geraldinë"
11. IPAL "Kolegji profesional i sporteve, Fier"
12. Kolegj profesional "Argent", Shkodër
13. IALP "Shkolla e Lartë Amerikane e Tiranës"
14. Shkolla e Lartë Private e Edukimit
15. Kolegjet Profesionale, private "Medicom"
16. IP "Shkolla e Lartë Ndërkombëtare e Tiranës"
17. SHPAL "Gjon Buzuku", Shkodër
18. SHLUJ "Medikadent"

Pezullim veprimtarie (dhe vazhdim pasi të kenë rregulluar mangësitë)

1. Universiteti "Aldent"
2. SHLAP "Pavarësia" Vlorë
3. Kolegji Profesional privat "Neë Generation"
4. SHLP "Logos"
5. SHLUP "Instituti Kanadez i Teknologjisë"
6. Kolegji Profesional "Ivoclar Vivadent & Partners"
7. SHLP "Hëna e plotë" (Bedër)
8. Akademia Profesionale e Biznesit
9. IPAL "ISSAT"
10. ShLUJ "Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi"
11. SHLUJ "Justicia"
12. SHLUP "Wisdom University"
13. Universiteti privat "Albanian University" /albeu.com/
Shtuar më 06/08/2014, ora 16:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori