Portugalia, ashtu siç pritej, po dominon ndaj Luksemburgut.
Protagonistët e sfidës janë Cristiano Ronaldo dhe Bruno Fernandes.
I pari ka realizuar një dygolësh me penallti në harkun e 5 minutave (5′, 13′).
I dyti ka trefishuar avantazhin në të 17-ën dhe ka realizuar golin e tij të parë për Portugalinë në një ndeshje të vlefshme për fazën kualifikuese të Kupës së Botës.