Halimi: Ligjet e miratuara me nxitim nga Rama dhe Meta, në rrugën e gabuar
Pëlqej
Ish-Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, në një prononcim për shtyp ka denoncuar paketën e ligjeve në drejtësi, që u miratuan në seancën e fundit të Kuvendit të Shqipërisë.

“Të gjithë i kërkuan hapur Edi Ramës, që të mos miratojë ligje të tilla si ai për KLD, i cili nuk sjell permiresimin e luftes ndaj korrupsionit ne gjyqesor, por kercenimin e funksionimit të ketij institucioni dhe sistemit gjyqesor ne pergjithesi.

Ligje si ai ku emerimet e ndihmesve te gjyqtareve të gjykates administrative, do ti bëjë Edi Rama. Kush është ai shqiptar, ai biznesmen që do të besojë më, se ka nje sistem gjyqësor të pavarur nga qeveria, kur ndihmesit e gjyqtareve do ti emërojë vetë qeveria?

Ligjet e miratuara me nxitim nga Rama dhe Meta, në rrugen më të gabuar, me nxitim, arrogance dhe injorim të plote të thirjeve të ndërkombëtarëve, aktorëve të drejtesise dhe opozitës së vendit, me një përmbajtje tërësisht antieuropiane dhe antidemokratike, nxori në dritë të diellit fytyren e vërtetë të Edi Ramës para qytetareve shqiptare, por dhe para partnerëve ndërkombëtare, si njeri autoritarist i skajshëm që nuk pyet per ligj, Kushtetute dhe për askënd mbi tokë.

Edi Rama tregoi qartë fytyren e vërtetë, se Partine Socialiste i'a ka dorezuar krimit; Parlamentin e vendit i'a dorezoi krimit; qeverisjen e vendit i'a dorezoi krimit dhe drejtësinë ua serviri ne tavoline krimit.

Baronët e drogës dhe krerët e bandave më të rrezikshme në vend, të kërkuar ndërkombetarisht nga shume shtete të BE, po i liron përditë me angazhimin e vete personal, dhe po i'a pastron dosjet e krimit duke i rikthyer në aktivitet kriminal nga jugu ne veri.

Edi Rama e tregoi qartë fytyren e tij para të gjithe partnereve nderkombetare, se ne Shqiperi po ndodh e paimagjinueshme: jane njerezit e krimit ne Parlament ata qe vendosin per gjykatesit e vendit dhe jo gjykatesit e vendit per njerezit e krimit ne Parlament”, përfundoi ai. /albeu.com/
Shtuar më 02/08/2014, ora 12:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori