Shumë prej nesh ka parë të postuara në rrjetet sociale shumë foto, ku binte në sy pamja e çuditshme që kishte marrë
qielli mbrëmë.
Ndryshimet që janë hasur gjatë këtyre ditëve, e kanë dhe një shpjegim, ndërsa banorët në Tiranë dhe në rrethe, kanë vënë re diçka të pazakontë, që ka
ndodhur në orët e para të mëngjesit.
Qielli është ndriçuar pak orë pas mesnatës. Për meterologët, kemi të bëjmë me një
tornado në shkallën më të dobët të saj. Në orën 01:10 minuta ka përfshirë pjesën veriore dhe qëndrore dhe më pas ka përfshirë të gjithë territorin. Më të dukshme kanë qenë në zonat bregdetare, ndërsa më dobët në zonat malore.
Shkak janë vetitë e ndryshme
atmosferike që kanë
ndodhur gjatë këtyre ditëve. Lidhur me këtë situatë është prononcuar meterologia Lajda Porja.
Sipas saj: "Për 4-5 orë kanë rënë 60 ml shi, ndërkohë që zakonisht në muajin korrik në Tiranë, duhet të bjerë 40 milimetra shi". Jo vetëm kaq, por ka një shpjegim sërish të detajuar referuar edhe asaj që u quajt
tornado në Sarandë.
Në kuadër të këtyre ndryshimeve
atmosferike, shpjegohet edhe fenonemi që ndodhi në Sarandë pak ditë më parë. Meterologët nuk e shpjegojnë fenomenin në Sarandë si një
tornado, por njihet me termin “Trombamarina”, e shkaktuar nga qelizë stuhie që bie në det lagunë. /albeu.com/
Shtuar më 28/07/2014,
ora 16:20