Elbasan, kapet 19 vjeçari duke shitur drogë
Pëlqej
Një i ri është arrestuar nga policia, pasi është kapur duke shitur drogë. Bëhet fjalë për një 19 vjeçar, me banim në fshatin Semas të Librazhdit. Enea Prenja u arrestua tek Parku “Rinia” Elbasan, gjatë momentit që kishte dalë për të shitur drogë.

Të riut i'u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 20 doza lëndë narkotike e dyshuar si kanabis sativa. Aktualisht vijojnë hetimet për të zbuluar bashkëpunëtorët e mundshëm të 19 vjeçarit dhe origjinën e lëndës narkotike. /albeu.com/
Shtuar më 13/08/2014, ora 09:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori