Dy persona të armatosur grabisin një argjendari në Tiranë, policia nis hetimet
Pëlqej
Dy persona të armatosur kanë grabitur një argjendari dhe më pas janë larguar në drejtim të paditur. Policia e Tiranës bën me dije se një grabitje me armë zjarri ka ndodhur në një argjendari, në zonën e Selvisë në kryeqytet.

Dy persona të amatosur, ende të paidentifikuar kanë hyrë në argjendari dhe pasi kanë grabitur, janë larguar me një motorr. Dëshmitarët në vendin e ngjarjes kanë deklaruar se një prej grabitësve, ka goditur me tytën e armës shitësen dhe ka marrë bizhuteritë.

Grabitësi ka qëlluar me armë në ajër dhe më pas është larguar. Blutë e Tiranës, tashmë kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. /albeu.com/
Shtuar më 06/08/2014, ora 10:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori