Dy në pranga, morën peng dhe torturuan 38 vjeçarin në stan
Pëlqej
Blutë e Gjirokastrës kanë vënë në pranga sot dy persona, pasi kanë marrë peng dhe kanë torturuar një 38 vjeçar, në një stan në rrethin e Gjirokastrës.

Të njëjtat burime shtojnë se i arrestuari për pengmarrje quhet Vladimir Kore nga Gjirokastra. Kore, pasi e ka marrë me dhunë moshatarin e tij me iniciale V.S., për motive të dobëta e ka çuar në stanin e tij, duke e keqtrajtuar me mjete te ndryshme dhe duke i shkaktuar plagë në trup.

Uniformat blu bëjnë me dije se gjatë një kontrolli është sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë gjahu pa leje. Arrestimi i tij u krye me akuzën e "heqjes së paligjshme të lirisë, torturës" dhe "armëmbajtjes pa leje".

Ndërkaq, policia ka arrestuar edhe bashkëpunëtorin e tij, S.Teleku, pasi ai ka tentuar të fshehë çiften, në momentin kur policia ka kontrolluar stanin. /albeu.com/




Shtuar më 01/08/2014, ora 09:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori