Berisha: Fullani nuk ka kërkuar mbrojtje apo mbështetje
Pëlqej
Sali Berisha vijon të mbrojë guvernatorin Ardian Fullani. Në një bashkëbisedim me gazetarët, ai ka thënë se Fullani nuk ka kërkuar mbrojtje apo mbështetje.

Berisha u shpreh se hetimet po vazhdojnë dhe se Prokuroria po bashkëpunon me Bankën. “Në dijeninë time, Banka po bashkëpunon me Prokurorinë.

Ne nuk mbrojmë asnjë person nga asnjë hetim. Deri në këtë moment, Ardian Fullani nuk ka kërkuar asnjë mbrojtje dhe asnjë mbështetje.

Ne në asnjë rast, për hir të ruajtjes së stabilitetit bankar, ne nuk vërsulemi siç u vërsul Rama. Unë i bëj thirrje qytetarëve se nuk kanë humbur kursimet.

Sistemi bankar ka pësuar një goditje, por tërësisht të rikuperueshme. Pra në këto kushte, duke bërë thirrje për hetimin më rigoroz dhe më të paanshëm.

Mendoj se deri tani janë zbatuar plotësisht praktikat e shtetit ligjor”, u shpreh Berisha. /albeu.com/
Shtuar më 08/08/2014, ora 13:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori