Asgjësohen dy parcela me 100 bimë narkotike në Tepelenë
Pëlqej
Në Tepelenë vijon aksioni i asgjësimit të parcelave të mbjella me lëndë narkotike, ndërsa autorët janë në kërkim. Prej ditësh po vijon me të njëjtën intesitet kontrolli i territorit për parandalimin dhe asgjesimin e parcelave të kultivuara me bimë narkotike.

Dje efektivët e komisariatit të policisë Tepelenë, kanë evidentuar dhe asgjësuar dy parcela të kultivuara me bimë narkotike, në pyllin e fshatit Lab Martalloz të komunës Lopes Tepelenë.

Në këto paracela u dogjën rreth 100 bimë, të cilat varionin deri në dy metra lartësi. Lidhur me parcelat me bimë narkotike, policia ka nisur hetimet për gjetjen e autorëve. /albeu.com/
Shtuar më 08/08/2014, ora 09:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori