Në dy fshatra të Vlorës, asgjësohen 1730 rrënjë kanabis sativa
Pëlqej
Gjatë 24 orëve të fundit, një operacion i kryer nga policia ka sekuestruar tashmë në cilësinë e provës materiale, një sasi të konsiderueshme rrënjë kanabis sativa.

Raportohet se uniformat blu kanë asgjësuar 1730 rrënjë kanabis sativa në dy fshatra, ku ishte mbjellë në tokë publike. Operacioni për asgjesimin e bimëve narkotike është zhvilluar nga Seksioni i Hetimit të Krimit, në Komisariatin e policisë.

Bima narkotike është evidentuar në dy fshatra të Vlorës, në Kuç te Komunës Hor-Vranisht, ku u konstatuan dy parcela të mbjella me bimë narkotike me lartësi deri 1.9 m. Edhe në fshatin Penkovë të Komunes Vllahine, janë zbuluar dhe asgjësuar 500 rrenjë bimë narkotike. Lenda narkotike me lartësi deri ne 2 m, ishte mbjellë ne 9 parcela të ndryshme. /albeu.com/

Shtuar më 06/08/2014, ora 10:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori